Drita mbush xhepat, mësohen shifrat e fituara deri më tani në garat evropiane
D

Drita mbush xhepat, mësohen shifrat e fituara deri më tani në garat evropiane

Skuadra e Dritës, pavarësisht humbjes ndaj Rayo Vallecanos mbrëmë, ka arritur të kualifikohet në fazën e play-off-it të UEFA Conference League, duke shkruar histori për futbollin kosovar.

Ky sukses po festohet nga futbollistët dhe stafi teknik, ndërsa për pronarët e klubit përfaqëson edhe një tjetër arritje të madhe, kësaj here në aspektin financiar.

Drita ka përfituar një shumë të konsiderueshme nga pjesëmarrja në Conference League.

Falë kualifikimeve, paraqitjeve në fazën e ligës, fitoreve, barazimeve dhe bonuseve shtesë, klubi nga Gjilani ka arkëtuar deri tani rreth 5.4 milionë euro.

Kjo shumë pritet të rritet edhe më tej nëse skuadra kosovare arrin të kalojë fazën e play-off-it, ku si kundërshtarë të mundshëm përmenden ekipe si AZ Alkmaar ose Celje.

Sipas rregullores së UEFA-s, në rast fitoreje Drita do të përfitojë 400 mijë euro, në rast barazimi 133 mijë euro, ndërsa edhe në rast eliminimi do të arkëtojë 200 mijë euro.

Shorti për fazën e play-off-it do të hidhet në janar të vitit 2026, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen gjatë muajit shkurt. /AutoPortali

TË FUNDIT