Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.
Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana.
“Rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Jakov Xoxa në Prishtinë, ku është djegur një veturë”.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, thuhet në konfirmim.



