Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë
S

Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Një ngjarje e pazakontë ka shënuar turneun ndërkombëtar të pingpongut “Podgorica Open”, të mbajtur në kryeqytetin e Malit të Zi.

Pingpongisti i ri nga Ferizaj, Rejan Krasniqi, është diskualifikuar pas finales, për shkak të mënyrës së festimit të fitores.

Sipas njoftimit të klubit të pingpongut “Gani Maloku”, ku bën pjesë sportisti, Krasniqi u shpall fitues i finales, por menjëherë pas përfundimit të ndeshjes organizatori i turneut mori vendim për diskualifikimin e tij.

Arsyeja lidhet me faktin se gjatë festës, lojtari bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Në pamjet e publikuara nga klubi, Krasniqi shihet duke festuar fitoren dhe duke e drejtuar gjestin nga familjarët dhe ekipi i tij.

Klubi thekson se veprimi ishte spontan dhe nuk kishte karakter provokues apo ndikim negativ në garë.

“Rejani fitoi finalen me meritë të plotë sportive ndaj një lojtari vendas, pjesë e klubit organizator. Festa e tij ishte spontane dhe nuk cenoi askënd, por u përdor si arsye për një vendim të njëanshëm dhe ekstrem”, thuhet në reagimin e klubit ferizajas.

Nga klubi “Gani Maloku” bëhet e ditur gjithashtu se kjo ishte hera e katërt që ata merrnin pjesë në turneun ndërkombëtar “Podgorica Open”.

TË FUNDIT