Gazmend Demolli me dy tituj kampioni
G

Gazmend Demolli me dy tituj kampioni

Gazmend Demolli ishte kryefjala Kampionatit të Kosovës në disiplinën malore për vitin 2025. Anëtari i Prishtina Racing Team triumfoi në katër nga pesë garat e mbajtura.

Demmolli me Mitsubishi Evo 9 doli i pari në Grashticë, Kullë, Krujë e Brezovicë, ndërsa nuk e përfundoi garën në Zym.

Kjo i mjaftoi që ai të shpallet kampion në plasmanin e përgjithshëm, duke tubuar plot 100 pikë.

“Jam I kënaqur me rezultatet e arritura sivjet. Sigurisht është dashur shumë mund, kohë e sakrificë. I falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe shpresoj që edhe në vitin e arshshëm të vazhdoj me rezultate të mira”, ka thënë Demolli.

Mirëpo, kjo nuk ishte e tëra sa u përket të arriturave të tij. Gazi doli i pari edhe në një kampionat tjetër, shumë prestigjioz.

“Për vitin 2025 jam kampion edhe në Kategorinë 3 të FIA CEZ (Kampionati Evropian i FIA-s për Zonën e Evropës Qendrore)”.

As ky sukses nuk i mjafton Demollit, pasi synimi i tij është edhe më serioz.

“Shpresoj që në vitin e ardhshëm të ‘ndjek’ Kampionatin Evropian dhe Kosovës t’i sjell fitore”, ka thënë Demolli në fund.

TË FUNDIT