QKMK paralajmëron bllokadë të rrugës afër kufirit Kosovë–Serbi, apelon qytetarët të përdorin rrugë alternative
Q

QKMK paralajmëron bllokadë të rrugës afër kufirit Kosovë–Serbi, apelon qytetarët të përdorin rrugë alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se për ditën e nesërme, më 24 dhjetor, është paralajmëruar një bllokim i qarkullimit rrugor në territorin e Serbisë.

Sipas njoftimit, banorët lokalë pritet të organizojnë një bllokadë në segmentin rrugor që kalon përmes fshatit Kastrat të Kurshumlisë.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe u kanë rekomanduar qytetarëve që të përdorin rrugë alternative, me qëllim të shmangies së pritjeve dhe vështirësive në qarkullim.

QKMK ka theksuar se situata do të monitorohet dhe se qytetarët do të informohen në kohë për çdo ndryshim apo zhvillim të ri lidhur me qarkullimin në këtë zonë.

 

Njoftimi i plotë:

Duke u bazuar në burimet e hapura-mediat online, më datë, 24 Dhjetor 2025, është paralajmëruar bllokadë e rrugës, nga banorët lokal në segmentin rrugor, në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (SRB), nga ora 11.50 deri në ora 15.50.

Ju inkurajojmë, që të shfrytëzoni rrugë tjera, me qëllim të evitimit të pengesave në rrugë.

 

TË FUNDIT