Faqja e specializuar për statistika dhe vlera të futbollistëve, Transfermarkt, ka publikuar përditësimin më të fundit të vlerave të skuadrave të Superligës së Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave, kampionia në fuqi, Drita, renditet në vendin e parë si skuadra me vlerën më të lartë në kampionat.
Ekipi nga Gjilani vlerësohet me 7.50 milionë euro, duke lënë pas Ballkanin, i cili mban pozitën e dytë me një vlerë prej 6.25 milionë eurosh.
Në vendin e tretë gjendet Prishtina, me një total prej 5.68 milionë euro.
Pas tyre, shumë pranë në vlerë janë edhe skuadrat e Gjilanit dhe Malishevës, të cilat kompletojnë grupin e klubeve më të vlefshme në elitën e futbollit kosovar.
Renditja e plotë e skuadrave të Superligës së Kosovës sipas Transfermarkt:




