Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë, në Serbi, për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë.
Sipas njoftimit, bllokimi do të ndodhë më 24 dhjetor 2025, nga ora 11:50 deri në 15:50. Sipas paralajmërimeve, bllokime të tjera priten edhe më 27 dhjetor 2025 (11:52–18:52) dhe më 3 janar 2026 (09:00–24:00), përcjell AutoPortali.
Qytetarët këshillohen të planifikojnë udhëtimet me kohë dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat.



