AC Milan ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin belg Divock Origi, duke i dhënë fund aventurës së tij në “San Siro”.
Me gjashtë muaj të mbetur nga kontrata, klubi dhe lojtari kanë arritur një marrëveshje për ndarje me konsensus, çka e bën Origi-n lojtar të lirë.
Origi iu bashkua kuqezinjve në verën e vitit 2022, menjëherë pas fitimit të titullit kampion në Serie A, por pritshmëritë nuk u përmbushën.
Gjatë qëndrimit të tij në Itali, sulmuesi pati vështirësi të përshtatej dhe u pengua shpesh nga problemet fizike, duke realizuar vetëm dy gola në kampionat.
Sezoni i fundit ishte edhe më zhgënjyes për belgut, i cili u huazua te Nottingham Forest pa arritur të lërë gjurmë, ndërsa më pas u la jashtë planeve të ekipit të parë të Milanit.
Vendimi për ndërprerjen e kontratës u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga klubi, i cili i uroi Origi-t suksese në vazhdim të karrierës.
Tashmë, 28-vjeçari pritet të kërkojë një skuadër të re, me synimin për të rikthyer formën dhe vazhduar karrierën jashtë Milanos. /AutoPortali



