MMPHI: Operatorët gati për kriposje dhe pastrim rrugësh në gjithë vendin
M

MMPHI: Operatorët gati për kriposje dhe pastrim rrugësh në gjithë vendin

Pas reshjeve të borës, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se operatorët e mirëmbajtjes së rrugëve janë aktivizuar për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë territorin.

“Siç kemi theksuar edhe më herët, institucionet përgjegjëse janë të përgatitura që gjatë gjithë sezonit dimëror të sigurojnë kalueshmërinë e rrugëve dhe funksionimin normal të komunikacionit”, thuhet në njoftim, përcjell AutoPortali.

MMPHI u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në komunikacion.

TË FUNDIT