Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 79 aksidente, një me fatalitet, 21 me të lënduar dhe 57 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 794 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:
| Aksident trafiku me fatalitet | 1 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 21 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 57 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 794 |
| Persona të arrestuar | 9 |
| Persona në mbajtje | 5 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 0 |



