Pritjet më të gjata në kufi arrijnë deri në 10 minuta
P

Pritjet më të gjata në kufi arrijnë deri në 10 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka asnjë kolonë në asnjë nga pikat kufitare.

Pritjet më të gjata në pikat e kalimit kufitar shënohen deri në 5–10 minuta për automjetet, kryesisht në Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Merdarë, përcjell AutoPortali.

Në pikat e tjera, qarkullimi është më i lehtë me pritje 3–5 minuta.
Për kamionët, në të gjitha pikat raportohen pritje të shkurtra 3–5 minuta, pa kolona të evidentuara.

TË FUNDIT