Skandali në Federatën Argjentinase të Futbollit; kontrolle të reja në selinë e institucionit
S

Skandali në Federatën Argjentinase të Futbollit; kontrolle të reja në selinë e institucionit

Zgjerohet skandali në Federatën Argjentinase të Futbollit për devijim të derdhjes së të ardhurave teksa dalin detaje të reja.

Gjykata Federale urdhëroi kryerjen e kontrolleve të tjera në selinë e institucionit më të lartë të futbollit argjentinas,në qendrën sportive të Ezeiza dhe në vilën e sipërmarrësit, Javier Faroni në lagjen private Nordelta pranë Buenos Aires.

Hetimet janë për transaksionin e 42 milionë dollarëve të kryera përme llogarive në bankat amerikane të kompanisë TourProdEnter të Faronit që ka si detyrë të menaxhojë të ardhurat ndërkombëtare të AFA, në drejtim të 4 kompanive fantazmë me rezidencë fiskale Miamin.

Mësohet, se kompania e Faronit ka përballuar shpenzime prej 16 milionë dollarë me fondet e AFA për blerje, mirëmbajtjen apo përdorimin e avionëve privarë, jahteve, rezidencave ekskluzive, makinave luksoze e deri te biletat VIP për teatrin.

Ky është vetem copa e fundit e një skandali që i shtohet të pakten 3 hetimeve të tjera të ndryshme nga ana e magjistraturës në Argjentinë.

Presidenti Tapia, së bashku me shefin e Thesarit të AFA, Pablo Toviggino  janë marrë si të pandehur për mospagim të kontributeve dhe tatimeve të tjera për shifrën e 19 miliardë pesos(13 milionë dollarë), por po hetohet edhe për rolin e tij në manovra të mundshme të pastrimit të parave të kryera nga kompania Sur Finanzas të sipërmarrësit Ariel Vallejos./TCh

TË FUNDIT