AS Roma shpreh interesim për Mo Salah
A

AS Roma shpreh interesim për Mo Salah

Roma po përgatit një lëvizje të bujshme në afatin kalimtar të janarit, teksa në kryeqytetin italian po qarkullojnë raportime për një rikthim të mundshëm të Mohamed Salah.

Sipas burimeve pranë klubit, drejtuesit e Romës po shqyrtojnë mundësinë për ta sjellë yllin e Liverpoolit në formë huazimi, në një operacion që do të konsiderohej senzacional për Serie A.

Thuhet se mes palëve kanë nisur kontaktet e para dhe janë zhvilluar diskutime, megjithatë asgjë nuk pritet të konkretizohet para përfundimit të Kupës së Afrikës.

Vetë lojtari raportohet se nuk dëshiron të marrë një vendim për të ardhmen e tij pa mbyllur fillimisht angazhimet me kombëtaren.

Mohamed Salah ka një lidhje të veçantë me Romën, pasi ishte pikërisht klubi verdhekuq që e transferoi atë drejt Liverpoolit, ku egjiptiani u shndërrua në një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror./AutoPortali

TË FUNDIT