Flick flet rreth situatës së Araujos
F

Flick flet rreth situatës së Araujos

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dalë së fundmi para mediave në një konferencë për shtyp, ku ka folur për sfidën e radhës të skuadrës së tij.

Katalanasit do ta nisin vitin me një ndeshje shumë të rëndësishme, pasi do të përballen në derbin e qytetit me Espanyolin.

Derbi i këtij sezoni ka marrë edhe më shumë vëmendje dhe tension, për shkak të transferimit të portierit Joan Garcia, i cili vendosi të ndryshojë skuadër, por jo qytet, duke kaluar nga një rival te tjetri.

Një nga mungesat më të ndjeshme për Barcelonën në këtë takim është ajo e mbrojtësit Ronald Araujo.

Lojtari ka qenë jashtë fushave për shkak të problemeve psikologjike, pasi është përballur me ankth dhe një gjendje jo të mirë emocionale.

Hansi Flick foli edhe për situatën e uruguaianit dhe mundësinë e rikthimit të tij në fushë.

Sipas trajnerit gjerman, vendimi për rikthimin i takon vetë lojtarit, në momentin kur ai do të ndihet plotësisht i gatshëm. Flick theksoi gjithashtu se Araujo po merr mbështetje të vazhdueshme nga shokët e skuadrës.

Derbi mes Barcelonës dhe Espanyolit do të zhvillohet nesër mbrëma, duke filluar nga ora 21:30./AutoPortali

TË FUNDIT