Arsenal gati t’i shpenzojë 50 milionë euro për Brahim Diazin
A

Arsenal gati t’i shpenzojë 50 milionë euro për Brahim Diazin

Real Madridi ndodhet përballë një prej vendimeve më delikate të merkatos së ardhshme, pas interesimit konkret që vjen nga Premierliga.

Arsenali ka paraqitur një ofertë të konsiderueshme prej 50 milionë eurosh për Brahim Díazin, duke e parë sulmuesin maroken si një element kyç për projektin e tyre afatshkurtër, sipas raportimeve të “Fichajes”.

Oferta ka mbërritur në një moment të ndjeshëm për klubin madrilen.

Në “Santiago Bernabéu” vlerësohet shumë talenti i Brahim Díazit, por drejtuesit janë gjithashtu të vetëdijshëm se konkurrenca e ashpër në repartin ofensiv i ka kufizuar ndjeshëm hapësirat dhe minutat në fushë.

Në Londër, kjo situatë shihet si një mundësi reale për të ndërhyrë në merkato.

Arsenali beson se mund ta bindë Real Madridin me një ofertë të fortë ekonomike dhe i konsideron kushtet aktuale të lojtarit si të favorshme për një transferim.

Real Madridi po e analizon me kujdes ofertën e “Topçinjve”, duke peshuar aspektin sportiv dhe atë financiar.

Brahim Díaz, 26 vjeç, ka kontratë me klubin deri në vitin 2027 dhe gëzon vlerësim të lartë për shumëfunksionalitetin e tij, cilësitë teknike dhe aftësinë për të bërë diferencën si zëvendësues apo edhe si titullar në raste të veçanta.

Megjithatë, shuma prej 50 milionë eurosh shihet si mjaft e lartë për një lojtar që aktualisht nuk është titullar i padiskutueshëm, çka e bën vendimin edhe më kompleks për drejtuesit e Real Madridit./AutoPortali

TË FUNDIT