Verstappen humbi titullin, por fitoi çmimin e rëndësishëm
V

Verstappen humbi titullin, por fitoi çmimin e rëndësishëm

Max Verstappen mbetet më i miri për vitin 2025, pas votimit të bërë nga drejtuesit dhe pilotët e skuadrave të Formula 1. Holandezi humbi titullin botëror me dy pikë diferencë ndaj Lando Norris, por piloti i Red Bull merr çmimin “Piloti i Vitit” në sondazhin tradicional, të publikuar së fundit nga F1.

Pilotët dhe menaxherët votojnë për 10 më të mirët, që marrin të njëjtin pikëzim si ato të një gare të Formula 1 (25 pikë i pari e kështu me radhë, 1 pikë ai që renditet i dhjeti).

Verstappen u rendit në vendin e parë, duke lënë pas kampionin e saposhpallur të botës Lando Norris.

Në podium ngjitet edhe George Russell (i treti), duke lënë pas Oscar Piastri. Në vendin e pestë u klasifikua Charles Leclerc me Ferrari, që një vit më parë ishte i treti. Ajo që bie në sy është se Lewis Hamilton dhe Kimi Antonelli janë jashtë 10 të parëve.

TË FUNDIT