Piloti i Formulës 1 Pierre Gasly shkaktoi reagime të forta në rrjetet sociale pasi, në ditëlindjen e Michael Schumacher-it, publikoi fotografi nga skijimi duke veshur një xhaketë të kuqe Marlboro, të ngjashme me atë që Schumacher mbante gjatë karrierës së tij te Ferrari. Shumë tifozë e konsideruan veprimin të papërshtatshëm dhe pa shije, duke kujtuar se Schumacher u plagos rëndë pikërisht gjatë skijimit para 12 vitesh.

Ndërsa disa e panë veshjen si homazh, kritikat mbizotëruan, me komente se një “nderim” i tillë ishte i gabuar dhe pa respekt. Postimi erdhi në ditëlindjen e 57-të të Schumacher-it, i cili prej aksidentit vuan pasoja të rënda dhe jeton larg vëmendjes publike. Media britanike Daily Mail e përshkroi situatën si “morbide”.



