Flick jep aprovimin për rikthimin e Joao Cancelos
F

Flick jep aprovimin për rikthimin e Joao Cancelos

Barcelona intensifikon përpjekjet për rikthimin e Joao Cancelos, duke synuar ta transferojë atë nga Al-Hilal me miratimin e trajnerit të ri, Hansi Flick.

Tekniku gjerman e vlerëson lart cilësinë dhe fleksibilitetin e mbrojtësit portugez, duke e konsideruar një element të rëndësishëm për projektin e tij.

Situata duket pozitive për katalanasit, pasi ekziston dakordësi mes të gjitha palëve të përfshira. Cancelo e ka vendosur Barcelonën si prioritet absolut për të ardhmen e tij, ndërsa agjenti i tij, Jorge Mendes, po punon intensivisht për të çuar përpara marrëveshjen.

Në të njëjtën kohë, presidenti Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco janë të hapur dhe mbështesin rikthimin e lojtarit në “Camp Nou”.

Nga ana tjetër, edhe Al-Hilal ka treguar gatishmëri për të negociuar, duke qenë se Cancelo nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Simone Inzaghi.

Aktualisht, bisedimet janë duke u zhvilluar mes klubeve dhe lojtarit për të strukturuar një marrëveshje huazimi.

Barcelona po shqyrton mundësinë e përdorimit të rregullit të La Ligas për dëmtime afatgjata, duke shfrytëzuar rreth 80% të pagës së mbetur të Andreas Christensen, për ta bërë të realizueshëm financiarisht këtë operacion./AutoPortali

TË FUNDIT