Arrestimi i Maduros, reagon Sergio Perez
A

Arrestimi i Maduros, reagon Sergio Perez

Fillimi i vitit 2026 shënoi një moment të fortë gjeopolitik me arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij Cilia Flores, nga forcat speciale amerikane. Ngjarja pati jehonë edhe në botën e sportit, përfshirë Formulën 1.

Formula 1 ka qenë prej vitesh e lidhur me Venezuelën përmes Pastor Maldonado, i mbështetur nga PDVSA, i cili arriti kulmin e karrierës me fitoren në Çmimin e Madh të Spanjës në vitin 2012 me Williams. Pas largimit të tij nga F1, reagimet këtë herë erdhën nga Sergio Perez, një nga emrat e sezonit 2026.

Perez, që do të garojë për skuadrën Cadillac përkrah Valtteri Bottas, i dërgoi një mesazh mbështetjeje popullit venezuelian. “Jeni shembull se besimi nuk humbet kurrë”, duke e mbyllur me thirrjen “Venezuelë e lirë”. Piloti meksikan pritet të rikthehet në aksion në janar, kur do të testojë për herë të parë makinën e re pas një viti pauzë nga garat, pas largimit nga Red Bull Racing.

TË FUNDIT