Marc Marquez një fitore larg 100-s dhe tri nga rekordi i Valentino Rossit
M

Marc Marquez një fitore larg 100-s dhe tri nga rekordi i Valentino Rossit

Marc Marquez mund të arrijë dy momente historike gjatë sezonit 2026 të MotoGP-së. Pas fitores së tij të 73-të në MotoGP dhe të 99-tës në total në Çmimin e Madh të San Marinos në vitin 2025, spanjolli mbeti vetëm një fitore larg shifrës 100 dhe tri pas rekordit të Valentino Rossi-t prej 76 fitoreve në epokën MotoGP.

Dëmtimi në shpatull pas një përplasjeje me Marco Bezzecchin në Indonezi i mohoi mundësinë për ta arritur këtë objektiv sezonin e kaluar, duke e lënë jashtë katër garat e fundit. Megjithatë, Marquez hyn në vitin 2026 si favorit për të thyer të dy rekordet.

Piloti i Ducatit pritet të ketë shanse të hershme që në Tajlandë, në pistën e Buriram, e më pas në Brazil dhe Austin, pista që tradicionalisht i përshtaten shumë. Me 22 gara në kalendar dhe 11 fitore sezonin e kaluar, Marquez ka çdo mundësi të hyjë në histori.

TË FUNDIT