Ndërsa tre skuadra kanë zgjedhur datën 23 janar për prezantimin e sezonit të ri, Haas ka vendosur ta sjellë më herët prezantimin e saj.
Skuadra Haas Formula 1 do ta zbulojë makinën për sezonin 2026 më 19 janar, në vend të 23 janarit siç ishte planifikuar fillimisht.
Haas e kishte njoftuar që në fillim të dhjetorit se do ta prezantonte modelin e ri VF-26 në atë datë, pak pasi Alpine kishte caktuar zyrtarisht prezantimin e sezonit për të njëjtën ditë. Më pas, edhe Ferrari njoftoi se do të zbulojë makinën e saj më 23 janar.
Për këtë arsye, Haas vendosi ta zhvendosë prezantimin në 19 janar, “për të shmangur mbingarkesën e prezantimeve të skuadrave” në datën fillestare, deklaroi një zëdhënës i ekipit.
VF-26 fillimisht do të shfaqet përmes imazheve digjitale dhe videos. Ashtu si çdo makinë e Haas deri më tani, ajo do të pajiset me motor Ferrari dhe do të pilotohet nga Esteban Ocon dhe Oliver Bearman, të cilët u bashkuan me skuadrën me kohë të plotë sezonin e kaluar.
Sezoni 2026 shënon një epokë të re për Haas, pasi partneriteti teknik me Toyota është ngritur në nivelin e sponsorit kryesor (title sponsor). Skuadra, e cila u rendit e teta në kampionatin e konstruktorëve sezonin e kaluar, më parë sponsorizohej nga kompania e transfertave monetare MoneyGram.



