Daku nuk u ftua nga Sylvinho, kjo është përgjigja e tij
D

Daku nuk u ftua nga Sylvinho, kjo është përgjigja e tij

Kombëtarja e Shqipërisë pati një seri fantastike të rezultateve pozitive falë të cilave u kualifikua në Kampionatin Evropian që mbahet këtë vit, por ajo seri u ndërpre me një humbje bindëse (0:3) nga Kili.

Dy futbollistët nga Kosova, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku u lanë jashtë listës së Silvinjos për këto dy ndeshje të muajit mars, ndërsa pikërisht sulmuesi që luan për Rubin Kazanin në kampionatin rus (Daku), ka thyer heshtjen, duke folur për herë të parë në një intervistë të dhënë për televizionin Shenja në Maqedoninë e Veriut.

“Normalisht e kam pritur ftesën e Kombëtares, por trajneri ka vendosur kështu kësaj here. Mua më mbetet të vazhdoj të punoj, të tregoj rezultate të mira që në tjetrin grumbullim të kem ftesën. Por, gjithsesi trajneri vendos dhe ai e ka timonin kryesor”, është shprehur Daku.

Futbollisti kosovar ka treguar se a ka pasur kontakte me përzgjedhësin Sylvinho gjatë kësaj periudhe.

“Jo, nuk kemi pasur kontakt. Vetëm në bazë të konferencës lë për të kuptuar se është ajo arsyeja që nuk jam i ftuar në grumbullim”, ka thënë Daku.

Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjen e dytë miqësore do ta zhvillojë sonte ndaj Suedisë.

TË FUNDIT