Toprak Razgatlioglu krahasohet me Casey Stoner
T

Toprak Razgatlioglu krahasohet me Casey Stoner

Piloti i ri i Pramac Yamaha, Toprak Razgatlioglu, është vlerësuar si “Casey Stoner 2.0” nga menaxheri italian Alberto Vergani, përpara sezonit të tij të parë në MotoGP 2026.

Kampioni tre herë i World Superbike, 29-vjeçari turk vjen në klasën mbretërore si një nga talentet më të spikatura të viteve të fundit dhe pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të kampionatit. Ai do të garojë përkrah Jack Miller me Yamahan e re V4.

Vergani, i cili ka punuar më parë me Casey Stoner, tha se talenti dhe mënyra e të menduarit e Razgatlioglutit i kujtojnë australianin legjendar. “Për mua, Toprak është Stoner 2.0”, u shpreh ai, duke shtuar se sezoni 2026 do të jetë një vit zbulimi për pilotin turk, por se beson se ai do të tregojë potencialin e tij edhe me një Yamaha ende jo perfekte.

TË FUNDIT