Leo Messi tregon anën e tij emocionale: Jam i ndjeshëm, po ndonjëherë edhe qaj
L

Leo Messi tregon anën e tij emocionale: Jam i ndjeshëm, po ndonjëherë edhe qaj

Leo Messi, i konsideruar gjerësisht si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e sportit, ka shfaqur një dimension më personal dhe emocional të karakterit të tij, larg dritave të stadiumeve dhe presionit të fushës së lojës.

Në një rrëfim të hapur dhe të sinqertë, kapiteni argjentinas ka pranuar se është një person i ndjeshëm dhe se emocionet e shoqërojnë edhe në jetën e përditshme.

Messi ka zbuluar se filmat shpesh e prekin emocionalisht, duke mos e fshehur faktin se ndonjëherë edhe përlotet.

“Jam i ndjeshëm, po… Ndonjëherë qaj me filma,” është shprehur ai, duke theksuar se kjo varet si nga përmbajtja e filmit, ashtu edhe nga gjendja emocionale në atë moment të caktuar.

Ylli i futbollit shtoi se në disa raste përpiqet ta fshehë këtë anë të tijën, ndërsa në momente të tjera ndihet plotësisht i lirë ta shprehë veten.

“Në varësi të filmit dhe momentit, ndonjëherë përpiqem ta fsheh që Anto të mos më shohë, dhe ndonjëherë ka aq shumë besim sa nuk ka rëndësi,” deklaroi Messi, duke iu referuar bashkëshortes së tij, Antonela.

Ky rrëfim tregon një anë më njerëzore të Messit, duke dëshmuar se edhe ikonat e sportit përjetojnë emocione të thella, njësoj si të gjithë të tjerët./AutoPortali

TË FUNDIT