Zbulohen detaje për meçin e shumëpritur Fury – Joshua
Z

Zbulohen detaje për meçin e shumëpritur Fury – Joshua

Përballja e boksierëve britanikë, Tyson Fury – Anthony Joshua është diçka që dashamirët e boksit e presin me padurim, por që duket se nuk do të ndodhë drei në vitin 2025.

Kjo është bërë e ditur nga promovuesi Frank Warren, i cili ka zbuluar disa detaje të mëdha në lidhje me hapat e ardhshëm të Furyt në vazhdim.

“Marsin e ardhshëm, nëse Tyson bën atë që unë besoj se do të bëjë dhe AJ vazhdon të fitojë, jam i sigurt që do të krijojë një luftë të madhe. Është si të kthehesh në fund të viteve ’60, ’70, kjo është ajo që po ndodh tani”, ka thënë ai.

Me sa duket, topi është në fushën e Furyt në lidhje me materializimin e çdo lufte kundër Joshuas. “Gypsy King” aktualisht është i kontraktuar për të luftuar me Usykun më 18 maj, por në kontratë ka një klauzolë që me siguri do të aktivizohet nga humbësi i betejës.

Raportohet se ka 100 milionë euro në linjë për fituesin dhe këto lloj financash janë me siguri të mjaftueshme për të tunduar humbësin e betejës në një revansh.

Nëse është kështu, kjo do ta eliminojë plotësisht Furyn nga çdo luftë tjetër në 2024, veçanërisht duke marrë parasysh se sa përpjekje i është dashur të bëjë për t’u stërvitur për këtë, dhe prej andej, kjo varet nga sa të qeta do të jenë negociatat e mundshme me kampin e Joshuas.

“Duhet të jem i sinqertë, mendoj se Arabia Saudite është vendi ku do të shkojnë. Sigurisht, unë do t’i doja ata në Mbretërinë e Bashkuar. Dyshja duan të luftojnë njëri-tjetrin, por që Fury ka paralajmëruar disa herë se nëse shpallet kampion i peshave të unifikuara, do të pensionohet”, ka thënë Warren.

TË FUNDIT