Zyrtare: Grupi i Kosovës në Europe Pre-Qualifiers është konfirmuar
Z

Zyrtare: Grupi i Kosovës në Europe Pre-Qualifiers është konfirmuar

Kosova është zyrtarisht pjesë e Grupit C në fazën Europe Pre-Qualifiers, ku do të përballet me disa nga përfaqësueset më të forta të kontinentit si Franca, Kroacia, Hungaria dhe Lituania.

Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen më 20 janar 2026, ndërsa përfaqësuesja e Kosovës do të ketë përpara një sfidë të madhe në skenën evropiane.

Sipas formatit të garës, katër ekipet e para nga grupi sigurojnë kualifikimin direkt në fazën e kualifikueseve evropiane.

Ndërkohë, ekipi që përfundon në vendin e pestë do të ketë ende një mundësi përmes play-off-it, ku do të luftojë për një vend në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës.

Grupi C konsiderohet mjaft sfidues, por njëkohësisht paraqet edhe një mundësi të madhe për Kosovën që të dëshmojë progresin dhe potencialin e saj në arenën ndërkombëtare.

Kjo fazë shihet si një hap i rëndësishëm për zhvillimin e Basketbollit elektronik (Esports Basketball) në vend.

Vëmendja tashmë është e fokusuar te përgatitjet dhe paraqitja sa më dinjitoze e Kosovës në këtë garë evropiane, ku synimi mbetet avancimi dhe përfaqësimi sa më i mirë./AutoPortali

Kujtojmë se ky është viti i dytë që Kosova merr pjesë në garat e Esports, duke vazhduar kështu rrugëtimin e saj në këtë disiplinë në rritje.

TË FUNDIT