Max Verstappen mund të largohet nga Red Bull që në fund të sezonit 2026, nëse deri në pushimin veror nuk është të paktën i dyti në renditjen e kampionatit të pilotëve.
Sipas “Bild”, kjo klauzolë është pjesë e kontratës së tij, e vlefshme deri në vitin 2028, dhe i lejon holandezit ta prishë marrëveshjen njëanshmërisht, pa dëmshpërblim.
Në vitin 2027, kushtet bëhen edhe më të lehta: nëse Verstappen nuk kryeson kampionatin botëror, ai mund të largohet lirisht nga Red Bull. Kontrata u negociua nga Helmut Marko, i cili e bëri Verstappen pilotin më të paguar në Formula 1, me rreth 65 milionë euro në vit.
Megjithatë, drejtuesit e Red Bull shprehen të bindur se Verstappen do të respektojë kontratën dhe do të qëndrojë në skuadër edhe pas ndryshimeve të mëdha që priten në sezonin historik 2026.



