Perez tregon nëse Ferrari do të fitonte nëse Verstappen të mos largohej nga gara
P

Perez tregon nëse Ferrari do të fitonte nëse Verstappen të mos largohej nga gara

Piloti i Red Bull, Sergio Perez, mendon se Ferrari do të fitonte në garën për Shpërblimin e Madh të Australisë edhe nëse Max Verstappen do të ishte në garë deri në fund.

Fitues doli piloti i Ferrarit Carlos Sainz, i pasuar nga shoku i skuadrës së tij Charles Leclerc.

Verstappen u largua nga gara në rrethin e tretë për shkak të problemit me frena, duke e ndërprerë serinë prej nëntë fitoreve.

Ai startoi nga “pole position”, por Sainz e tejkaloi në rrethin e dytë dhe që nga ai moment e kontrolloi garën.

I pyetur nëse Ferrari do të fitonte edhe nëse Verstappen nuk do të tërhiqej nga gara, Perez u përgjigj: “Absolutisht po”.

Vetë Perez, garën e përfundoi në pozitën e pestë.

“Fatkeqësisht nuk e patëm ritmin e duhur. Mendoj se vuajtëm që nga fillimi. E pamë se Ferrari dhe McLaren janë njëhap para nesh. Nuk arritëm të gjejmë balancin dhe na pret punë në garat e ardhshme”, ka thënë Perez për Sky.

Gara e radhës, e katërta për kampionatin e sivjetmë, ajo për Shpërblimin e Madh të Japonisë, mbahet më 7 prill.

TË FUNDIT