Lando Norris ka vendosur të përdorë numrin 1 në sezonin 2026 të Formula 1, i cili nis më 8 mars në Australi. Britaniku bëhet kështu piloti i 11-të në historinë e McLaren që do të garojë me “njëshin” në makinë.
Numri 1 në McLaren është përdorur më parë nga disa prej legjendave të Formula 1, si Emerson Fittipaldi, Niki Lauda, James Hunt, Alain Prost, Ayrton Senna, Mika Hakkinen, Fernando Alonso, Lewis Hamilton dhe Jenson Button.
Sot, numri 1 është i rezervuar për kampionin aktual të botës, ndërsa pilotët kanë liri të zgjedhin numrat e tyre unikë që nga viti 2014. Përjashtim bën edhe numri 17, i cili është tërhequr nga përdorimi në kujtim të Jules Bianchi.
Pas humbjes së numrit 1, Max Verstappen do të garojë me numrin 3 në sezonin e ardhshëm, një numër që më parë ishte përdorur nga Daniel Ricciardo.



