Real Madrid: Haaland, prioriteti për verën 2026
R

Real Madrid: Haaland, prioriteti për verën 2026

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vendosur si prioritet kryesor transferimin e yllit të Manchester Cityt, Erling Haaland, gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2026.

Real Madridi po kalon aktualisht një periudhë të vështirë në aspektin sportiv, çka ka shtyrë drejtuesit e klubit të nisin analiza të thelluara për të identifikuar shkaqet e krizës dhe për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetarit të njohur Florian Plettenberg, i cili konsiderohet burim i besueshëm për zhvillimet në tregun e transferimeve, objektivi kryesor i klubit madrilen është pikërisht Erling Haaland, sulmuesi norvegjez që vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Manchester Cityt.

Në raportim theksohet se Florentino Perez e sheh Haalandin si “shpëtimtarin” e Real Madridit dhe figurën kyçe për rikthimin e klubit në majat e futbollit evropian. Megjithatë, drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se një transferim i tillë nuk do të jetë aspak i lehtë.

Haaland ka kontratë afatgjatë me Manchester Cityn dhe një marrëveshje e mundshme për transferimin e tij pritet të kapë shifrën mbi 150 milionë euro.

Megjithatë, lajmi pozitiv për Real Madridin është se sulmuesi norvegjez, sipas raportimeve, nuk do ta refuzonte një kalim në “Santiago Bernabeu”, pasi e sheh klubin madrilen si ekipin e ëndrrave dhe është një admirues i madh i futbollit spanjoll.

Mbetet të shihet nëse ky transferim do të realizohet, por në rast konkretizimi, ai do të mund të shënonte nisjen e një epoke të re “galaktikësh” te klubi më i madh në botë./AutoPortali

TË FUNDIT