Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell në disa zona të vendit.
Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të zbresin deri në -5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 7 gradë Celsius.
“Të premten do të mbajë mot i vranët, me intervale me diell. Temperaturat minimale do të shkojnë deri në -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet deri në 7 gradë”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. /AutoPortali



