“Në fije të perit”, Newey rikalibron Aston Martin

“Në fije të perit”, Newey rikalibron Aston Martin

Aston Martin po punon kundër kohës për t’i dhënë Fernando Alonsos dhe Lance Strollit një makinë sa më konkurruese për sezonin 2026 të Formula 1, që nis në Australi, në një vit me ndryshime të mëdha rregullatore.

Sipas RacingNews365, Adrian Newey ka kërkuar masa urgjente për të korrigjuar projektin AMR26, pasi të dhënat fillestare nuk rezultuan të besueshme. Ai urdhëroi rikalibrimin e tunelit të ri të erës në Silverstone dhe rindërtimin e softuerit aerodinamik, duke çuar në një ridizajnim të plotë të makinës.

Ndërkohë, Honda pranon vështirësi në zhvillimin e njësisë së re të fuqisë. Presidenti i HRC, Koji Watanabe, thekson se krijimi i një motori kompakt, të fuqishëm dhe me bateri të lehtë është një sfidë e madhe, por puna do të vazhdojë deri në momentin e fundit.

TË FUNDIT