Trackhouse ka zbuluar në Milano motorin Aprilia RS-GP për sezonin MotoGP 2026, përpara nisjes së testeve zyrtare në Malajzi. Skuadra prezantoi një version të përditësuar të veshjes blu dhe të zezë me detaje të verdha, ndërsa risia kryesore është shtimi i flamurit amerikan në të dyja anët e motorit.
Ekipi konfirmoi se do të përdorë një veshje speciale Gulf në pesë gara: Tajlandë, Brazil, Itali, Indonezi dhe Malajzi.
Formacioni i pilotëve mbetet i pandryshuar, me Raul Fernandez dhe Ai Ogura. Trackhouse vjen pas një sezoni 2025 të suksesshëm, ku arriti fitoren e parë në MotoGP dhe përfundoi i shtati në kampionatin e ekipeve.
Motorri RS-GP26 do të dalë për herë të parë në pistë gjatë testeve në Sepang, nga 3 deri më 5 shkurt.



