Futbollisti kosovar Vedat Muriqi po kalon një formë fantastike në La Liga me fanellën e Mallorcas, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit spanjoll gjatë këtij muaji.
Së fundmi, sulmuesi “dardan” shkëlqeu në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos, ku realizoi një hat-trik, duke dhënë një kontribut vendimtar për skuadrën e tij.
Falë paraqitjeve mbresëlënëse dhe efikasitetit të lartë para portës, Muriqi është nominuar për çmimin e Lojtarit më të Mirë të Muajit në La Liga.
Mund të votoni: KËTU
Në këtë garë, reprezentuesi i Kosovës do të ketë konkurrencë nga emra të njohur si Marcos Alonso, Vladyslav Vanat, Gonçalo Guedes dhe Alexander Sørloth.
31-vjeçari ka statistika mbresëlënëse për muajin janar, pasi në tri ndeshje kampionale ka realizuar gjithsej pesë gola, duke rritur ndjeshëm shanset për ta fituar këtë çmim individual. /AutoPortali



