FIA synon të zgjidhë polemikën e motorëve për F1 2026
F

FIA synon të zgjidhë polemikën e motorëve për F1 2026

FIA po shqyrton një “truk” të mundshëm të Mercedes dhe Red Bull për raportin e kompresimit të motorëve në 2026, që mund t’u japë atyre avantazh në pistë.

Raporti i kompresimit 16:1 matet me motorrin të ftohtë, por besohet se ekipet përdorin materiale që zgjerohen me nxehtësinë për të rritur performancën. Çështja do të diskutohet me ekipet para nisjes së sezonit në Australi, ndërsa çdo avantazh mund të mbetet deri në 2027 nëse rregullat nuk shkelen.

Drejtori i FIA-s për makinat njëvendëshe, Nikolas Tombazis, tha: “Duam që të gjitha ekipet të interpretojnë rregullat njësoj dhe të shmangim polemikat përpara garës së parë”.

TË FUNDIT