Mercedes ka zbuluar zyrtarisht makinën e re W17, e cila shihet si një nga favoritët kryesorë për titullin e sezonit 2026 në Formula 1. Njëvendëshja kombinon traditën me inovacionin, me ngjyrën e zezë dominuese dhe zgjidhje aerodinamike të përshtatura për rregullat e reja.
Ekipi do të garojë me George Russell dhe Andrea Kimi Antonelli, me synimin për t’u rikthyer në majë pas vitit 2020. Edhe pse u prezantua virtualisht, Mercedes thekson se W17 është baza për zhvillime reale që mund të sjellin avantazh në pistë. Më shumë detaje priten në garën e parë të sezonit në Australi.



