Atletico Madridi ka shënuar një fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Mallorca-s, në kuadër të javës së 21-të në LaLiga.
Ndeshja u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët siguruan tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka bërë vlerësime të veçanta për skuadrën kundërshtare, duke përmendur edhe lojtarin me prejardhje nga Kosova, Vedat Muriqi, i cili është pjesë e Mallorca-s.
Simeone theksoi se rezultati mund të krijojë përshtypjen e një fitoreje të lehtë, por realiteti në fushë ishte ndryshe.
“Shumëkush që e lexon gazetën do të thotë se ishte fitore e lehtë 3:0, por nuk ishte. Mallorca u shfaq shumë e fortë. Kjo skuadër e ka Vedat Muriqin dhe forcën në lojën në ajër. Por mendoj se e kontrolluam mirë ndeshjen dhe arritëm një rezultat të mirë me paraqitje shumë të mirë ekipore”, ka deklaruar Simeone.
Golat për Atletico Madridin u realizuan nga Sorloth në minutën e 22-të, Lopez në minutën e 75-të, i cili shënoi autogol, si dhe Almada në minutën e 87-të, duke vulosur fitoren përfundimtare të skuadrës së drejtuar nga Simeone.
Pas kësaj fitoreje, Atletico Madridi renditet në vendin e tretë në tabelë me 44 pikë, ndërsa Mallorca mbetet në pozitën e 16-të me 21 pikë, duke vazhduar luftën për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll. /AutoPortali



