Kylian Mbappe ka arritur Harry Kane në krye të renditjes së “Këpucës së Artë” për këtë sezon, duke e bërë garën për golashënuesin më të mirë të Evropës edhe më interesante.
Dy golat e shënuar nga sulmuesi francez në “Estadio de La Ceramica” ndaj Villarrealit fundjavën e kaluar e çuan Mbappen në kuotën e 21 golave, po aq sa anglezi i Bayern Munich.
Paraqitja e shkëlqyer e Mbappes kundër Villarrealit i mundësoi atij të kalojë Erling Haaland në listën e golashënuesve, me norvegjezin që nuk u aktivizua në fitoren e Manchester Cityt ndaj Wolves këtë fundjavë.
Në të njëjtën kohë, edhe Harry Kane mbeti pa gol, duke dështuar të shënojë në humbjen e papritur të Bayernit ndaj Augsburgut në xhiron e fundit të Bundesligës.
Në dhjetëshen e parë të renditjes së “Këpucës së Artë” gjendet edhe një emër nga La Liga, ylli kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi.
Sulmuesi ka grumbulluar 28 pikë falë 14 golave të shënuar këtë sezon, duke u renditur mes golashënuesve më të spikatur në Evropë.
Vlen të theksohet se golat e shënuar në ligat më të forta evropiane, si La Liga, Premier League, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1, vlerësohen me nga dy pikë secili.
Ndërkohë, në ligat e tjera evropiane, çdo gol vlen nga 1 deri në 1.5 pikë, në varësi të koeficientit të kampionatit.
Renditja aktuale e Këpucës së Artë:
Harry Kane (Bayern Munich) – 21 gola x 2 pikë = 42 pikë
Kylian Mbappe (Real Madrid) – 21 gola x 2 pikë = 42 pikë
Erling Haaland (Manchester City) – 20 gola x 2 pikë = 40 pikë
Igor Thiago (Brentford) – 16 gola x 2 pikë = 32 pikë
Darko Lemajic (RFS) – 29 gola x 1 pikë = 29 pikë
Vangelis Pavlidis (Benfica) – 19 gola x 1.5 pikë = 28.5 pikë
Vedat Muriqi (Mallorca) – 14 gola x 2 pikë = 28 pikë
Ibrahim Diabate (GAIS Goteborg) – 18 gola x 1.5 pikë = 27 pikë
Daniel Karlsbakk (Sarpsborg 08) – 18 gola x 1.5 pikë = 27 pikë
August Priske Flyger (Djurgardens) – 18 gola x 1.5 pikë = 27 pikë
Ayase Ueda (Feyenoord) – 18 gola x 1.7 pikë = 27 pikë
/AutoPortali



