Red Bull e nis me probleme serioze
R

Red Bull e nis me probleme serioze

Red Bull pati telashe në testet në Barcelonë pasi Isack Hadjar regjistroi aksidentin e tij të parë si pilot i skuadrës. Francezi doli nga pista në kushte shiu dhe u përplas me barrierat në kthesën e fundit, duke dëmtuar pjesën e pasme të makinës.

Si pasojë e dëmtimeve, ekipi u detyrua të anulonte testet e planifikuara për të mërkurën, ndërsa Max Verstappen nuk arriti të zbresë në pistë. Sipas ekipit, mbledhja e të dhënave në kushte të lagura ishte e nevojshme, por sesioni përfundoi negativisht.

Përshtypjet e para tregojnë se makinat e reja kanë më pak forcë shtypëse në kthesa, ndërsa mbetet e hapur dilema nëse aksidenti ishte gabim i pilotit apo problem me gomat Pirelli për shi.

TË FUNDIT