Humbja ndaj Bodø/Glimt lëkund karrigën e Simeone te Atl. Madrid
H

Humbja ndaj Bodø/Glimt lëkund karrigën e Simeone te Atl. Madrid

E ardhmja e Diego Pablo Simeones në stolin e Atletico Madridit po bëhet gjithnjë e më e paqartë, teksa dyshimet për vazhdimësinë e tij në krye të klubit madrilen janë shtuar ndjeshëm.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, sezoni aktual mund të jetë i fundit për trajnerin argjentinas, i cili prej gati 15 vitesh ka udhëhequr Atletico Madridin.

Performancat e paqëndrueshme gjatë këtij sezoni, së bashku me tensionet e brendshme në klub, kanë vënë në pikëpyetje projektin afatgjatë të “Cholos”.

Eliminimi zhgënjyes nga Champions League ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kritikave, duke forcuar zërat për një ndarje të mundshme në fund të sezonit.

Një moment kyç në këtë situatë u konsiderua humbja ndaj Bodø/Glimt, e cila u pa si pikë kthese.

Ajo sfidë nxori në pah jo vetëm lodhjen mentale të skuadrës, por edhe krisjet e dukshme në marrëdhëniet mes Simeones dhe drejtuesve të klubit.

E ardhmja e trajnerit argjentinas mbetet ende e hapur, por gjithnjë e më shumë sinjale tregojnë se një epokë e gjatë dhe e suksesshme në “Wanda Metropolitano” mund të jetë drejt fundit./AutoPortali

TË FUNDIT