Thierry Neuville përjetoi Monte Carlon më të vështirë
T

Thierry Neuville përjetoi Monte Carlon më të vështirë

Edhe pse e ka fituar dy herë Rally Monte Carlo, Thierry Neuville e mbylli hapjen e sezonit në vendin e pestë, pasi nuk arriti të kishte besimin e nevojshëm për ta shtyrë Hyundai i20 N Rally1 në limit. Kampioni i botës 2024 pranoi se i mungonte ndjesia për të “sulmuar”, sidomos në kushtet ekstreme me borë dhe akull.

Neuville humbi shumë kohë pas një daljeje nga rruga, një rrotullimi, një shpimi gome dhe problemeve mekanike, duke përfunduar mbi 10 minuta pas fituesit Oliver Solberg me Toyota. Sipas tij, mungesa e kontrollit dhe ndjesisë me makinën dhe gomat Hankook e bëri këtë Monte Carlo më të vështirin e karrierës.

Thierry Neuville, Martijn Wydaeghe, Hyundai World Rally Team Hyundai i20 N Rally1

Drejtori sportiv Andrew Wheatley pranoi shqetësimin, por theksoi se problemet ishin specifike për Monte Carlo-n. Ndërkohë, Adrien Fourmaux u shfaq më konkurrues, duke e mbyllur i katërti dhe duke nënvizuar se Hyundai humbet ndaj Toyota-s kur kushtet bëhen më të vështira dhe jo të qëndrueshme.

TË FUNDIT