Jorge Martin drejt vendimit të madh
J

Jorge Martin drejt vendimit të madh

Pas lajmit tronditës se Fabio Quartararo do të largohet nga Yamaha në fund të sezonit 2026, Jorge Martin pritet të bashkohet me prodhuesin japonez nga viti 2027, mëson Motorsport.com.

Yamaha dhe piloti spanjoll po finalizojnë detajet e marrëveshjes që do ta bëjnë Martin pilot zyrtar për dy sezone. Si pasojë, ai do t’i japë fund aventurës me Aprilia, skuadër me të cilën firmosi për vitin 2025 pas largimit nga Pramac Ducati dhe fitimit të titullit botëror në 2024.

Ndryshe nga largimi i Quartararos, që lidhet me marrëdhëniet e tensionuara me drejtuesit e Yamahas, ardhja e Martinit pritet të jetë surprizë, sidomos duke pasur parasysh se ai kishte tentuar të kalonte te Honda për 2026, por u bllokua nga Aprilia.

Pasi të nënshkruhet kontrata, Martin do t’i bashkohet Yamaha-s në moshën 29-vjeçare, duke drejtuar motorin e tij të tretë në katër sezone. Dy vitet me Aprilia-n janë shoqëruar nga dëmtime të shumta, çka e ka penguar të shprehë potencialin e plotë.

Për shkak të rikuperimit nga dy operacione, Martin nuk do të marrë pjesë në testet e Sepang javën e ardhshme, ndërsa në pistë do të zëvendësohet nga testuesi Lorenzo Savadori. Ndërkohë, vëmendja te Yamaha është përqendruar te zgjedhja e pilotit të dytë, me Alex Rins që rrezikon vendin nëse nuk përmirëson ndjeshëm performancën.

TË FUNDIT