Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ishte i pranishëm mbrëmë në Barcelonë në një koncert bamirës në përkrahje të Palestinës.
Aktiviteti me titull Act x Palestina mblodhi artistë nga zhanre të ndryshme muzikore dhe kishte për qëllim mbledhjen e fondeve si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për situatën humanitare në Gaza dhe territoret e pushtuara palestineze.
Guardiola u pa në mesin e të pranishmëve duke mbajtur shallin tradicional palestinez, të njohur si “keffiye”, duke dhënë kështu një mesazh të qartë solidariteti.
Gjatë fjalës së tij, tekniku katalanas shprehu shqetësimin për vuajtjet e civilëve, veçanërisht të fëmijëve.
“Assalamu alejkum. Kur shoh fëmijë që pyesin ‘ku është nëna ime?’ mes rrënojave, është e vështirë për mua të mos mendoj se i kemi lënë vetëm”, u shpreh Guardiola. Ai shtoi se njerëzit më të fuqishëm në botë, sipas tij, po tregohen frikacakë duke lejuar që fëmijë të pafajshëm të vuajnë, ndërkohë që vetë jetojnë të sigurt në shtëpitë e tyre.
“Salam Aleycoum.”
Arborant un keffieh à Barcelone, Pep Guardiola s’est exprimé lors de l’événement caritatif Act x Palestine en soutien aux enfants de Gaza.
Les fonds récoltés seront dédiés à des actions humanitaires et de développement en Palestine. 🇵🇸🤍
[via @leylahamed] pic.twitter.com/KIApJivuEW— Blue Moon (@FRBlueMoon) January 29, 2026
Koncerti u shoqërua me një pjesëmarrje të gjerë artistësh dhe surpriza për publikun, ku përveç interpretuesve kryesorë, në skenë u ngjitën edhe të ftuar specialë, përfshirë këngëtaren e njohur spanjolle, Rosalía. /AutoPortali



