Carlos Alcaraz është finalisti i parë i Australian Open, pasi mposhti Alexander Zverevin në një gjysmëfinale spektakolare që zgjati plot 5 orë e 26 minuta.
Numri 1 i botës triumfoi me rezultat 3–2 në sete, pas një përballjeje të jashtëzakonshme fizike dhe mentale në fushat e Melbourne-it.
Tenisti spanjoll e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar dy setet e para me shifrat 6:4 dhe 7:5, duke krijuar avantazh të rëndësishëm.Megjithatë, Zverev reagoi fuqishëm, duke treguar karakter dhe duke barazuar rezultatin me fitore dramatike në tie-break, 7:6, 7:6.
Seti i pestë dhe vendimtar solli tension dhe emocion deri në pikën e fundit. Në momentet kyçe, Alcaraz shfaqi pjekurinë e një kampioni të madh dhe arriti ta mbyllë setin me 7:5, duke siguruar kështu kualifikimin në finale.
Me këtë fitore epike, Carlos Alcaraz pren biletën për finalen e madhe të Australian Open, ndërsa Alexander Zverev largohet nga turneu me kokën lart, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në gjysmëfinale. /AutoPortali



