Luis Enrique ka rezultuar një zbulim i madh për Paris Saint-Germain, dhe ish-trajneri i Barcelonës po afrohet drejt zgjatjes së kontratës me kampionët aktualë të Evropës.
55-vjeçari u emërua trajner i PSG-së në verën e vitit 2023 dhe në më pak se dy vite arriti të sigurojë për klubin francez titullin e parë në histori të Champions League.
Edhe pse këtë sezon skuadra nuk ka qenë aq dominues, Enrique vazhdon të gëzojë besim të madh nga drejtuesit e klubit, besim që pritet të shpërblehet së shpejti me një kontratë të re.
Sipas Sport, Luis Enrique ndodhet në fazat përfundimtare të negociatave për një marrëveshje trevjeçare, që do ta mbajë atë në “Parc des Princes” deri në fund të sezonit 2029-2030.
Kontrata aktuale ishte e vlefshme deri në vitin 2027. Kohëzgjatja e marrëveshjes së re do të përkojë me atë të drejtorit sportiv Luis Campos, i cili gjithashtu është i lidhur me PSG-në deri në vitin 2030.
Dyshja ka bashkëpunuar me sukses gjatë 2.5 viteve në Paris, dhe plani është që partneriteti të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Si pjesë e kontratës së re, Enrique do të ketë një klauzolë largimi, që i mundëson të përfundojë aventurën te PSG në momentin që ai e konsideron të duhur, qoftë në vitin 2030 apo edhe më herët.
Duke marrë parasysh gjithçka që ka arritur që nga ardhja e tij, çdo vendim mbi të ardhmen e tij do të jetë plotësisht në dorën e Luis Enrique. /AutoPortali



