Në ndeshjen e Europa League ndërmjet Celta de Vigos dhe Crvena Zvezda në Beograd, e cila përfundoi në barazim 1-1 dhe siguroi vendin e Celtas në “play-off”, një incident i pakëndshëm ka tërhequr vëmendjen e medias.
Gjatë takimit, një grup tifozësh të Celtas shpalosi një flamur provokues, ku harta e Kosovës ishte mbuluar me ngjyrat dhe simbolet e flamurit të Serbisë, duke përcjellë një mesazh me përmbajtje politike në stadiumin serb.
Veprimi u shoqërua edhe me brohoritje si “Kosova është Serbi”, gjest që ka shkaktuar reagime dhe kritika të shumta.
Tani mbetet të shihet nëse UEFA do të hetojë incidentin dhe nëse do të merren masa disiplinore ndaj klubit spanjoll, pasi deri tani nuk janë bërë publike detaje për ndëshkimet e mundshme. /AutoPortali



