Infantino mbështet iniciativën për heqjen e sanksioneve të kombëtarws së Rusisë në futboll
I

Infantino mbështet iniciativën për heqjen e sanksioneve të kombëtarws së Rusisë në futboll

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se dëshiron që të marrë fund suspendimi katërvjeçar i Rusisë nga turnetë ndërkombëtarë, duke theksuar se, sipas tij, kjo masë nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

Klubet ruse dhe përfaqësueset kombëtare janë përjashtuar nga garat e organizuara nga FIFA dhe UEFA që nga shkurti i vitit 2022, periudhë kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Sipas Infantinos, ky vendim nuk ka ndikuar pozitivisht në situatë.

“Ky dënim nuk ka arritur asgjë. Ka krijuar vetëm më shumë frustrim dhe urrejtje”, ka deklaruar Infantino në një intervistë për “Sky Sports”.

Ai ka shtuar se përfshirja e futbollistëve rusë në garat evropiane do të kishte një efekt më pozitiv.

“Të kemi djemtë dhe vajzat nga Rusia duke luajtur futboll në pjesë të tjera të Evropës do të ndihmonte”, është shprehur presidenti i FIFA-s.

Infantino ka theksuar gjithashtu se, në parim, ai nuk do të ndalonte kurrë një shtet të marrë pjesë në futboll për shkak të veprimeve të liderëve të tij politikë.

Megjithatë, këto deklarata kanë nxitur reagime të forta në Ukrainë, ku komentet e Infantinos janë cilësuar si të papërgjegjshme dhe të papranueshme në rrethanat aktuale./AutoPortali

TË FUNDIT