Francesco Bagnaia është në kontakt me Yamaha dhe Aprilia, pas lajmit se mund të largohet nga Ducati në fund të 2026. Marc Marquez ka rinovuar me Ducatin, ndërsa Pedro Acosta vjen nga KTM, duke lënë Bagnaian pa vend në ekipin fabrikë.
Yamaha duket më e favorizuar, me Paolo Pavesio që synon ta sjellë Bagnaian si pjesë kyçe të projektit të ri dhe i ofron 5 milionë euro për sezon, ndërsa Aprilia mbetet një alternativë.



