Oklahoma bëhet skuadra e parë që arrin kuotën e 40 fitoreve këtë sezon në NBA (ka edhe 11 humbje), duke mposhtur 128-92 Orlando. Isaiah Joe me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për kampionët.
Rikthehet te fitorja skuadra e Lejkersit, që mundi 125-109 Bruklin.
Dyshja Xhejms-Donçiç e mbylli ndeshjen me 49 pikë.
Zhgënjen skuadra e Golden Stejt, që u mund 113-94 në shtëpi nga Filadelfia.
Për miqtë, 8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.
Detroit ruan vendin e parë në Konferencën e Lindjes.
Ata mposhtën 124-121 Denverin, sfidë ku Kaningami realizoi 29 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Boston, që falë 33 pikëve të Xhejlen Braunit, mundi 110-100 Dallasin.
Detroit – Denver, 124-121
Indiana – Juta Xhaz, 122-131
Uashington – Nju Jorku, 101-132
Bruklini – La Lakers, 109-125
Majami – Atlanta, 115-127
Dallasi – Bostoni, 100-110
Milluoki – Çikago, 131-115
Oklahoma – Orlando, 128-92
Golden Stejt – Filadelfia, 94-113
Portland – Feniksi, 125-130



