Rusell i matur para nisjes së kampionatit
R

Rusell i matur para nisjes së kampionatit

Piloti i Mercedesit, George Rusell, beson se ky sezon mund të shkojë në favor të tyre, pasi sipas shumë vlerësimeve, ekipi gjerman pas testimeve të para ka njëvendëshin më të mirë.

Piloti britanik thekson se, pavarësisht rezultateve të mira në testime, ai nuk ndien presion shtesë.

“Dua të jem në një duel të drejtpërdrejtë me Max Verstappenin dhe sigurisht me Lando Norrisin, i cili është kampion bote”.

Rusell tha se, pavarësisht rezultateve të mira për Mercedesin, ai është impresionuar edhe nga mënyra se si janë dukur ekipet e tjera.

“Me siguri tifozët presin një betejë mes Mercedesit dhe McLarenit, sepse ka shumë zëra se Mercedesi ka motorin më të mirë”, tha Rusell dhe vazhdoi: “Megjithatë, edhe ekipet e tjera kanë bërë një punë të mirë. Ne e dimë që edhe Red Bull ka një njëvendësh të shkëlqyer. Edhe pse kemi kaluar një periudhë dominance të Mercedesit, nga ana tjetër është treguar sërish se sa i mirë është Max Verstappeni. Për këtë arsye, mendoj se Verstapeni është gati për luftë këtë sezon”.

Sezoni i ri i Formula 1 fillon më 8 mars, kur në program është gara në Australi.

TË FUNDIT